Dalin pamjet e grabitjes në Tiranë, arrestohet 35-vjeçari

Një 35-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi akuzohet si autor i disa grabitjeve të kryera në kryeqytet.

Në pamjet filmike të ofruara nga Policia, i arrestuari shihet teksa thyen xhamin e një dyqani dhe arrin të vjedhë aty një aparat celular dhe një shumë parash.

Pas hetimeve, Policia thotë se ka arritur të dokumentojë edhe 7 raste të vjedhjeve në biznese të ndryshme, që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.