VIDEO

Dalin pamjet e aksidentit tragjik në Kalimash ku humbën jetën dy vëllezërit nga Kosova

Në video tregohet momenti i aksidentit të trefishtë në brendësi të tunelit të Kalimashit, mbrëmjen e së mërkurës ku mbetën të vdekur dy shtetasve nga Kosova, Sadik e Nesret Osmani, përkatësisht 58 dhe 45 vjeç që shihni dhe në këtë foto. Gjithashtu u plagosën 3 persona të tjerë.

Tv Klan ka publikuar pamjet e fiksuara nga kamerat e sigurisë brenda tunelit, ku siç shihet automjeti tip “Ford”, ku udhëtonin viktimat ka qenë duke lëvizur në korsinë e shpejtësisë kur është goditur nga pas nga makina tip Mercedes Benz.

Shpejtësia e lartë e lëvizjes së “Benzit” dhe goditja e fortë i shkaktoi vdekjen e menjëhershme dy shtetasve nga Kosova.