Sërish Korça është goditur nga një tërmet i fortë i magnitudës 4.4 ballë të shkallës Rihter, çka ka bërë që dhjetëra banorë të dalin jashtë shtëpive të tyre të frikësuar.
News24, ka përcjellë disa pamje të dhjetëra banorëve që kanë zgjedhur t’i braktisin shtëpitë dhe të qëndrojnë në ambiente të hapura.
Muajin e fundit Korça është goditur në mënyrë të vazhdueshme nga tërmetet, ku më i forti ka qenë ai i datës 1 korrik me një shkallë prej 5.3 ballësh. Pas tërmetit që shkatërroi dhjetëra shtëpi sidomos në fshatrat përreth qytetit, rajoni i Korçës është goditur qindra herë nga lëkundje të një niveli më të ulët.



loading…







