Dalin pamje të reja nga rrahja brutale e LDK-së dje në Mat (VIDEO)

Dje u raportua për një tjetër rrahje në struktuar e LDK-së në Prishtinë saktësisht në Degën e III-të që njihet si Dega e Presidentit Rugova

Në videot e siguruara nga Kosovapress shihen se si përveç grushteve, anëtarët e kësaj partie gjuhen mes vete edhe karrige, në video shihet të kenë ndërhyrë sigurmi po ashtu edhe epiket e Policisë.

Ndërkaq Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar tre persona pas këtij incidenti.

“Sot rreth orës 17:30 kemi pranuar informatën për një mosmarrëveshje mes disa personave ne një shkolle ne Matiqan. Menjëherë njësitet policore te Drejtorisë Rajonale te policisë ne Prishtine, kane intervenuar dhe kane shoqëruar ne stacion policor tre persona. Me rastin po merren njësitet kompetente”, ka thënë ajo.