Teleskopi diellor më i madh i Evropës ka kapur imazhe të reja të Diellit, përfshirë stuhitë magnetike në sipërfaqen e tij.

Ylli tani mund të vëzhgohet në një distancë më të afërt pas një ridizajnimi të optikës së teleskopit GREGOR.

“Teleskopi GREGOR lejon shkencëtarët të zgjidhin detaje aq të vogla sa 50 km në Diell, i cili është një fraksion i vogël i diametrit diellor prej 1.4 milion kilometra,” tha në një deklaratë Instituti Leibniz për Fizikën Diellore (KIS) me bazë në Gjermani.

“Kjo është sikur dikush të shihte një gjilpërë në një fushë futbolli krejtësisht të mprehtë nga një distancë prej një kilometri”.

Optika e re e teleskopit do të lejojë shkencëtarët të studiojnë me hollësi fushat magnetike, konvekcionin, turbulencën, shpërthimet diellore dhe pikat e diellit.

Imazhet e para të dritës të marra në korrik 2020 zbulojnë detaje mahnitëse të evolucionit të njollave diellore dhe strukturave të ndërlikuara në plazmën diellore.

“Ky ishte një projekt shumë emocionues, por gjithashtu jashtëzakonisht sfidues,” tha udhëheqësja e ekipit Dr Lucia Kleint.

“Në vetëm një vit ne ridizenjuam plotësisht optikën, mekanikën dhe elektronikën për të arritur cilësinë më të mirë të mundshme të imazhit.”

Drejtori i KIS, Profesor Svetlana Berdyugina tha se teleskopi ishte bërë një instrument i ri i fuqishëm për të ndihmuar në zgjidhjen e “enigmave në Diell”.