Dy vrasjet që kanë ndodhur mbrëmë në Pejë, e kanë tronditur vendin tonë.

Fillimisht dyshohet se përleshja mes dy të vrarëve ka ndodhur në një kafiteri e cila gjendet disa metra largë nga vendi i ngjarjes. Sipas disa dëshmitarëve fjalosjen e përplasjen verbale e kanë vazhduar edhe jashtë kafiterisë.

Njësitet relevante kanë dalë në vend të ngjarjes edhe sot.

No description available.
No description available.

Në një njoftim që ka nisur policia për këtë rast, thuhet se në ora 20:15 është raportuar për të shtëna me armë zjarri.

“Pejë, 08.09.2021 – 20:15. Është raportuar të shtëna me armë zjarri. Njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes, për shkak të plagëve të marra, viktimat janë  dërguar në spitalin e Pejës për trajtim mjekësor. Nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e dy viktimave meshkuj kosovarë, ndërsa viktima e tretë për shkak të plagëve është dërguar për tretman në QKUK-Prishtinë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili pas analizimit të rastit ka bërë ri- cilësimin e viktimës së tretë në të dyshuar dhe me vendim të prokurorit, tani i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Dy persona që kanë mbetur të vdekur gjatë mbrëmjes së djeshme në Komunën e Pejës janë kandidati për kryetar të kësaj komune nga radhët e PDK-së, Astrit Ademaj dhe ish-kandidati i PDK-së për Deçanin, Blerand Kadriaj.

Ngjarja ka ndodhur afër shkollës Ekonomike “Ali Hadri” në Pejë.