Dalin pamje nga aksioni i Policisë: Qytetarët në Prishtinë detyrohen të vendosin maska

Gjatë ditës së sotme policia e Kosovës ka ndaluar personat në sheh që ndodheshin pa maskë, duke i detyruar t’i vendosin ato.

Komuna e Prishtinës ka publikuar disa fotografi, ku thuhet se mbajtja e maskave është obligative.

“Të gjithë e kemi obligim që të ruajmë veten dhe të tjerët rreth nesh e të jemi të ndërgjegjshëm.

Falenderojmë ekipet e Inspekcionit dhe Policisë së Kosovës për punën e palodhshme dhe përkushtimin për mbikqyrjen e zbatimt të këtyre masave.”, thuhet tutje në postimin në Facebook.

Shkrimi i plotë:

Mirëdita Prishtinë,

Përhapja e shpejtë dhe numri i të rasteve të reja me #covid19 janë vazhdimisht në rritje dhe shqetësuese!

Mbajtja e maskës është një prej tri rregullave kryesore dhe masave mbrojëse për parandalimin e përhapjes së virusit dhe rëndimin e situatës edhe më shumë.

Të gjithë e kemi obligim që të ruajmë veten dhe të tjerët rreth nesh e të jemi të ndërgjegjshëm.

Falenderojmë ekipet e Inspekcionit dhe Policisë së Kosovës për punën e palodhshme dhe përkushtimin për mbikqyrjen e zbatimt të këtyre masave.

Vazhdoni t’i mbani maskat, dezinfektoni duart dhe mbani distancë!.