Dalin pamje nga aksioni i EULEX-it brenda zyrave të OVL-UÇK-së VIDEO

Policia e EULEX-it ka zhvilluar sot një aksion brenda zyrave të Organizatës së Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ky aksion policor ka rezultuar me arrestimin e kryetarit të kësaj organizate, Hysni Gucatit.

Ramadan Gashi i cili është punonjës në OVL, e ka plasuar një video LIVE në llogarinë e tij në Facebook, nga ku mund të vërehen forcat e EULEX-it brenda zyrave të OVL-së.