Dalin në shitje biletat për ndeshjen Ballkani – Slavia Praha, çmimet nga 2 deri në 40 euro

Janë dalë në shitje biletat për ndeshjen Ballkani – Slavia Praha, e vlefshme për fazën e grupeve të Conference League.

Këtë lajm e bëri të ditur vetë klubi, përmes një njoftimi në rrjetet sociale, transmeton lajmi.net.

Të gjithë të interesuarit fillimisht duhet të regjistrohen në platformën online.

Çmimet e biletave do të sillen nga 2 deri në 40 euro.

Veriu dhe jugu do të jenë nga 2 euro, lindja pesë euro ndërsa perëndimi 10 euro.

40 euro do ta ketë çmimin bileta VIP.

Për ta siguruar biletën, kliko këtu. /Lajmi.net/