Dalin FOTOT nga darka ‘urgjente’ e krerëve të shtetit për taksën

U ftuan për darkë relaksuese. Por, liderët kryesorë të shtetit kur u bënë bashkë, sërish folën për taksën ndaj prodhimeve serbe.

E ai që ka thënë se nuk lëshon pe, edhe njëherë e përsëriti qëndrimin e tij. Bëhet fjalë për kryeministrin Ramush Haradinaj.

Ai tha se taksa nuk hiqet deri në ndryshimin e qendrimit të Serbisë karshi Kosovës.

E ministri që u bë ‘sebep’ për këtë darkë, Pal Lekaj, i ka publikuar fotografitë brenda restorantit. Aty shihet edhe presidenti Thaçi, shkruan Ballkani.info.