Këshilli për Siguri Kombëtare i ShBA’së, ka publikuar disa fotografi të kryeministrit Avdullah Hoti dhe presidentit Aleksander Vuçiq në Shtëpinë e Bardhë.

Në fotografitë e publikuara shihet Emisari Special i Presidentit Trump, Richard Grenell duke i mirëpritur Hotin dhe Vuçiqin.

“Presidenti Vuçiq dhe kryeministri Avdullah Hoti sapo arritën në Shtëpinë e Bardhë për bisedimet e ditës së sotme mes Kosovës dhe Serbisë. ShBA’ja është e gatshme të ndërmjetësojë. Normalizim Ekonomik”, thuhet në përshkrimin e fotografive të publikuara.

“@predsednikrs Vucic and Prime Minister @Avdullah Hoti just arrived at the White House for today’s #Serbia–#Kosovo talks. The United States is ready to facilitate #EconomicNormalization!” -NSA Robert O’Brien pic.twitter.com/3GtgOWdlhn

— NSC (@WHNSC) September 3, 2020