Dalin disa pamje nga dasma e Arbanës dhe Eduartit, të ftuarit publikojnë foto të tyre

Dasma e Arbana Osmanit dhe Eduart Grishaj ka bërë zhurmë prej ditësh në media e rrjete sociale. Por kur dita e dasmës erdhi, fansat u ndeshën me “lajmin e keq” për ta.

Çifti ndaloi të ftuarit të ndajnë foto nga ceremonia.

Epo le të bëhet siç do çifti, ama foto të personazheve VIP të ftuar në dasmë nuk kanë munguar dhe i gjeni më poshtë.

Siç e vini re, dasmorët kanë ndërruar veshjet, pasi pas ceremonisë, dasma është zhvendosur, në një tjetër ambient ku do të mbahej festa.