Ministri i Qeverisë dhe i Brendshëm, Ivica Daçiq, tha se vrasësi i policit Nikola Krsmanoviq (33) është likuiduar.

Siç mëson “Novosti”, Faton Hajrizi është vrarë në rrugën Drinska 21 në Loznicë për shkak se i ka bërë rezistencë policisë, transmeton Ballkani.info.

Pak më herët, kur MPB-ja e Serbisë publikoi fotografinë e Hajrizit, njëri nga vendasit raportoi se kishte parë një person me atë përshkrim pranë ish-pompës së karburantit të Viskozës.

Pjesëtarët e MPB-së në numër të madh bllokuan të gjithë zonën dhe rrugën Drinska dhe vranë shtetasin kosovar.

Ministri Daçiq ka dalë në vendin e ngjarjes. /Ballkani.info/