Një aksident zinxhiror ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova” në Fushë Kosovë, ku janë përfshirë 14 vetura dhe janë lënduar disa persona.
Bëhet e ditur se në këtë aksident janë lënduar tetë persona, ku shtatë prej tyre janë liruar për në shtëpi ndërsa njëri është duke marrë trajtim mjekësor.
Këtë për Paparacin e ka konfirmuar Shpend Fazliu nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.
“ShSKUK ju konfirmon se tetë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore ne Klinikën Emergjente, pas aksidentit në komunikacion, i ndodhur në Autostradë. 7 nga ta janë liruar në shtëpi, pas trajtimit mjekësor, 1 ende ndodhet në klinikën emergjente, jashtë rrezikut, me lëndime trupore”, tha Fazliu.







