Dalin detaje nga shpërthimi në Fushë Kosovë

Para pak çastesh u raportua për një shpërthim në qytetin e Fushë Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar zyra për informim e policisë për rajonin e Prishtinës.

Policia bënë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe se deri më tani nuk ka të lënduar.

“Sot rreth orës 06:00 kemi pranuar informatën për një shpërthim në rrugën “Shefki Kuleta”në Fushë Kosovë”. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore të cilat po merren me rastin”, thuhet në përgjigjen e policisë. “Bazuar në të dhënat fillestare nuk raportohet për persona të lënduar, janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Rasti është cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, dhe po trajtohet nga njësitet përkatëse”, kanë deklaruar nga policia.