Dalibor Jevtiq: Albin Kurti e ka obligim ligjor të flas me Listën Serbe

Nënkryetari i Listës Serbe Dalibor Jevtiq, ka thënë nuk e kanë diskutuar ende çështjen e pjesëmarrjes së tyre në Qeverinë e cila pritet të drejtohet nga Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti.

”Kjo nuk është diçka që mund ta themi këtë moment”.

”Brenda Listës Serbe nuk kemi biseduar fare për atë temë nëse do ta kemi prioritet pjesëmarrjen në këtë qeveri. Për ne është prioritet të bëjmë gjithçka që është e mundur për të mbrojtur interesin e atyre që para së gjithash kanë votuar për Listën Serbe, pjesëtarët e popullit serb në Kosovë”.

Ai në Info Magazinën e Klan Kosovës tha se Albin Kurti e ka obligim kushtetues të flas me Listën Serbe, për të diskutuar rreth Qeverisë.

”Duhet të kthehem mbrapa, nëse shihni një renditje të deklaratave dhe qëndrimeve që kemi thënë ne nuk kemi asnjë ndryshim ajo që është esenca në realitet është që Kushtetuta e Kosovës neni 95 është i qartë në këtë aspekt dhe kushdo që tenton ta interpretojë kështu apo ashtu mendoj që esenca ishte ta quajnë sundim i drejtësisë dhe ligjit”.

”Pse të kemi zgjedhje? – nëse dikush në vend tuaj ka të drejtë të përcaktojë se kush do të jetë pjesë e institucioneve, atëherë s’do të kishim nevojë për zgjedhje”.

”Është fakt që ne nuk jemi ata që e përbëjmë qeverinë dhe unë nuk jam i mandatuar. Kemi dëgjuar atë që ka thënë Albin Kurti por këtu në aspektin ligjor është parashikuar që ai që do të jetë i mandatuar për kryeministër ka detyrim të bisedojë me të gjitha partitë politike që kanë hyrë në Parlamentin e Kosovës dhe në këtë aspekt nuk e kam kuptuar atë që ka thënë Albin Kurti se ai ”nuk do të flas me Listën Serbe”.

”Në politikë nuk ka dashuri dhe nëse i ndani qëndrimet me dikë apo jo por është detyrim ligjor dhe nëse doni të aplikoni sundimin e ligjit në Kosovë”.

Dalibor Jevtiq tha se me Beogradin zyrtar kanë bashkëpunim të plotë dhe çdo gjë e bëjnë me marrëveshje.

”Ne duam të trajtohemi dhe respektohemi ashtu që populli serb i Kosovës i ka përzgjedhur në mënyrë të qartë përfaqësuesit e vet dhe kjo duhet të repsektohet pa marrë parasysh çka mendoni për atë parti politike në aspekt të qëndrimeve politike. Ju e keni detyrim ta respektoni dhe ne kërkojmë respektimin e asaj që është rezultat i këtyre zgjedhjeve”.

”Ne nuk mund t’i zgjedhim përfaqësuesit shqiptarë dhe kjo është e pamundur. Do ishte absurde të themi ne që s’duam të bisedojmë me Albin Kurtin edhe nëse s’është fitues i zgjedhjeve. Kjo nuk është mënyra e zgjidhjes së problemeve nëse doni të keni dialog me serbët. Ne me Beogradin kemi bashkëpunim të plotë dhe në esencë çdo gjë e bëjmë me marrëveshje. Më 2013 kur dhe ka filluar dialogu”.

”Beogradi në nivel mujor Qeveria e Serbisë ndan paga pensione për 40 mijë paga – 50 milionë përmes investimeve të ndryshme. Nuk jemi asgjë kundër që ekonomia të zhvillohet. Nuk ishim kundër edhe Tirana të ndihmonte qytetarët”.

”Jeta duhet të jetë para politikës dhe ky është qëndrim i imi para këtyre çështjeve. Kjo fotografi e është krijuar e keqe kur thoni se ju s’mund pa Beogradin. Nuk ka lidhje me politikë por me jetën e rëndomtë të njerëzve”.

Gjithashtu ai foli edhe për qëndrimet e Presidentit serb Aleksandar Vuçiq lidhur me Qeverinë në ardhje.

”Presidenti Aleksandar Vuçiq është lider që para së gjithash kur bëhet fjalë për çka do që sigurohet diçka për disa gjëra. Qëndrimi i tij rreth kësaj ka qenë ndryshe. Atëherë kemi pasur një mbledhje të caktuar paraprakisht”.

”Kjo ka qenë edhe e logjikshme, ishim në takim për ta njoftuar Beogradin zyrtar që është vendim i yni të jemi pjesë e këtij koalicioni. Qëndrimi i Aleksandar Vuçiq është që rreth kësaj qeverie duhet të kemi një vendim dhe secilin vendim tonë duhet ta mbështesim”.

Jevtiq shtoi se Vuçiq nuk kishte bërë presion për ta votuar Listën Serbe, njofton Klan Kosova.

”Fjalia e tij ka qenë ”I ftoj serbët të votojnë dhe të marrin pjesë në këto zgjedhje”. Nuk ishte presion, ai tha ”I kisha rekomanduar për Listën Serbe”. Ai çdo ditë ka thënë të mos votohet Rada Trajkoviq. Unë mund t’ju them juve çkado që mendoj për dikë për është mendim i juaji si do të veproni në ditën e zgjedhjeve”.

”E dimë cilat janë rezultatet e punës. Kandidatja jonë ka pasur 20 mijë e para në listë dhe ishte përgjigjie e qartë për popullin”.

loading…