Kryetarja e KQZ’së Valdete Daka, sot vizitoi qendrën e thirrjeve në të cilën verifikohen aplikuesit për t’u regjistruar si votues jashtë Kosove.
Daka e cilësoi këtë proces si të komplikuar, por tha se është bërë e pamundura që të gjithë të kenë mundësi vote.
Ajo tha se rreth 8 mijë aplikues janë verifikuar, ndërsa tha se kritikat për keqmenaxhim janë dashakeqe.
“Kritikat i shoh dashakeqe sepse është një proces i komplikuar. Ne jemi duke bërë të pamundurën. Janë verifikuar 8 000 qytetarë të gjithë janë duke u lajmëruar”.
“Ne jemi duke harxhuar shumë të mëdha parash që t’iu mundësojmë qytetarëve të votojnë. Ne si KQZ e caktojë afatin e fushatës ndërsa se si respektohen masat janë kompetent Policia dhe IKShPK-ja. Ne do t’i thërrasim derisa të lajmërohen sepse i gjithë fokusi është në telefonata sa i përket diasporës. Mund të keqpërdoret mirëpo këta djem dhe vajza punojnë deri në ora 12:00 të natës”.
Për këtë proces KQZ ka vënë në funksion 25 linja telefonike, që do mundësojnë mbarëvajtjen e procesit.







