Daka: Të gjitha qeveritë kanë dështuar në raport me riformimin e procesit zgjedhor

Kryesuesja e KQZ-së, Valdete Daka, në prag të zgjedhjeve nacionale ka deklaruar se krijimi i një reforme zgjedhore është i domosdoshëm, mirëpo sipas saj partitë politike në vazhdimësi nuk e kanë pasur në agjendë riformimin e procesit zgjedhor

Zgjedhjet nacionale të 6 tetorit do të mbahen përsëri pa një reformë zgjedhore, e cila është tejet e nevojshme për vendin, mirëpo për krijimin e kësaj reforme nuk kanë shfaqur vullnet asnjëra nga qeveritë e deritanishme.

Kështu ka deklaruar në një intervistë për “Zërin” kryesuesja e KQZ-së Valdete Daka, e cila ka theksuar se nevoja për reformimin e procesit zgjedhor është kërkesë e gjitha organizatave ndërkombëtare dhe vendore që e monitorojnë procesin zgjedhor në Kosovë.

loading…