Daka shkon në takim te Thaçi

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka mbërritur para pak minutash në ndërtesën e Kuvendit ku edhe do të takohet me Presidentin Hashim Thaçi.

Kreu i shtetit ka nisur nga dje takimet për të gjetur zgjidhjen në ngërçin që ka shkaktuar dorëheqja e Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit.

Të gjitha partitë politike shqiptare në vend janë deklaruar se duan zgjedhje të reja.

Thaçi ende nuk ka ftuar partitë kryesore shqiptare, ndërsa dje ka pritur në takim deputetët e 6 +, që përfaqësojnë edhe komunitetet joshumicë në Kosovë.

loading…