Daka: Presidenca s’ka kërkuar sqarime mbi vendimin e KQZ-së për votimin e diasporës

Valdete Daka, kryetare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, thotë se nga zyra e ushtrueses së detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, nuk i kanë kërkuar sqarim lidhur me vendimin për votimin e diasporës.

“Komisioni Qendror Zgjedhor, i ka më pak katër javë deri në ditën e zgjedhjeve dhe nuk ka mundësi që të japë sqarime për secilin veç e veç”, thotë Daka.

“Jo, nuk është kërkuar një shpjegim nga Presidenca lidhur me këtë vendim dhe në këtë moment unë mund të them edhe publikisht se unë nuk jam kontaktuar dhe nuk është kërkuar shpjegimi pse ka ardhur deri te ky vendim. As sot nuk jam kontaktuar, as sot nuk jam kontaktuar”, theksoi Daka në Rubikon.

“Dje jam kontaktuar nga një këshilltar. Unë jam munduar me i dhënë disa shpjegime por derisa unë i kam dhënë shpjegimet në ndërkohë e kam parë letrën e zonjës Osmani nëpër media e cila ka qarkulluar. Nuk ka pasur nevojë më me dhënë sqarime sepse shpjegimet tashmë i kanë dhënë mediat dhe natyrisht ndoshta ka qenë më në rregull që të gjitha sqarimet të kërkohen në vendin e duhur dhe aty është KQZ’ja”, shtoi ajo.