Ballkani

Daja: E dinim se humbja do të vinte një ditë, luajtëm mirë

Ballkani ka pësuar humbjen e parë sezonale në Albi Mall Superligë, teksa u mposht nga Llapi me rezultat 5-3.

Ka qenë një ndeshje spektakolare e zhvilluar në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ ku u panë të gjithë dhe tetë gola secili më i bukur se tjetri.

Gjithsesi humbja e parë për Ballkanin erdhi, derisa trajneri Ilir Daja ka thënë se e dinin që një ditë do të vije disfata, por ka pranuar se skuadra e tij ka luajtur mirë.

“E dinim se do të vinte humbja e parë për neve. Luajtëm mirë, por nuk ishte ndeshja më e mirë e sezonit. Bëmë gjithçka për ta barazuar rezultatin në 2:2”.

“Kemi pasur edhe raste tjera për përmbysje të rezultatit. Ndoshta kjo mund të ishte një lloj gabimi në këtë ndeshje. Por, pavarësisht ngarkesave, lojtarët dhanë maksimumin”.

“Kemi bërë të mundur ta vazhdojmë ritmin e mirë në lojë. E kontrolluam lojën, por në futboll ndodhin edhe të tilla situata ku mund të ndëshkohesh”, ka thënë Daja pas ndeshjes.

Me këtë fitore Llapi ngritët në pozitën e dytë në tabelë me 31 pikë, shtatë më pak se Ballkani që ka dy ndeshje më pa të zhvilluara se llapjanët.