Dafina Zeqiri shfaqet unike në fotosesionin e ri

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri mbetet ndër emrat më të suksesshëm dhe më të dashur të estradës.

Artistja e shumë hiteve është gjithashtu një ndër femrat më të bukura shqiptare dhe kjo bie në pah edhe në postimet dhe paraqitjet që bë në rrjetet sociale.

Edhe kësaj radhe, Dafina ka sjell një fotosesion unik të realizuara nga fotografi i njohur, Arjan Zymeraj.

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

Krijuesja e hitit “Duro” u shfaq në disa imazhe të reja me një veshje unike, trupore me printe tigri dhe trëndafila.

Ngjashëm me veshje, këngëtarja mbathi edhe një palë çizme me taka, teksa ‘look’-u I saj u kompletua me grim të theksuar, ndërsa flokët e drejta i la të lira mbi supe.

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

“Bota është sheshi im i lojërave”, ka shkruar Dafina në mbishkrimin e fotografi, sipër të cilave mori komente të shumta nga ana e admiruesve të saj.

Ndërkohë, Dafina që aktualisht po shijon suksesin e bashkëpunimit me Kidën “Luje belin”, përndryshe këngëtarja së fundmi iu është kundërpërgjigjur kritikave rreth këtij projekti.

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

“Është një këngë për të kërcyer, kërce e mos ta ndjenë”, ka thënë Dafina në mbishkrimin e një video të publikuar në TikTok.

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram