Dafina Zeqiri publikon video duke vallëzuar nën ritmet e këngës popullore

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, komentohet gjithnjë për paraqitjet e saj në rrjetet sociale.

Në të shumtën e rasteve, ajo nuk heziton që të ndajë me fansat imazhe provokuese apo çaste nga koncertet e saj.

Së fundmi, Zeqiri vendosi të publikojë për ndjekësit e saj një video interesante, ku shfaqet duke vallëzuar valle me këngë popullore.

Në video, ajo kërcen nën ritmet e këngës “Oj Lulje”, teksa duket mjaft elegante e veshur në të zeza dhe me një kapele në kokë.

https://www.instagram.com/p/B4N8VtmBCNT/

“A din me kërcye valle thoshin”, ka shkruar këngëtarja në mbishkrimin e kësaj videoje, duke treguar se është sfiduar për ta bërë një vallëzim të tillë.

Dhe kështu, ajo arriti t’ua vërtetojë të gjithëve se di të vallëzojë mjaft bukur edhe nën ritmet e këngëve folklorike.

Fansat e saj të shumtë, nuk i kanë kursyer komentet për bukuroshen Zeqiri, duke e komplimentuar për mënyrën se si kërcen.

loading…