Dafina Zeqiri publikon këngën e re “Kapma dorën”

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, ka publikuar së fundmi projektin e saj më të ri muzikor me titull “Kapma dorën”.

Kënga vjen në bashkëpunim me Dj Lurron, gjersa është ritmike e zhanrit reggae dhe house.

Muzika është punuar nga Lurro, teksa si projekt vjen pas përfundimit të një vere të suksesshme me këngë e koncerte të shumta.

Vet këngëtarja në një postim të bërë së fundmi në rrjetet sociale, njoftoi se këtë këngë e kishte si dhuratë për fansat, për përmbylljen e një vere shumë të suksesshme për të, të quajtur “Rikthimi i Dafinës”.

Kënga është publikuar në kanalin YouTube edhe me klip, në të cilin shfaqen sekuenca edhe nga mbrëmjet e shumta të këngëtares gjatë sezonit.

Ajo vjen me një paraqitje atraktive dhe mjaft provokuese si çdo herë, duke u munduar të vë në pah linjat dhe figurën trupore.

Ky projekt i pason dy bashkëpunimeve shumë të suksesshme që ajo solli këtë verë: “Bye Bye” me Taynën dhe “Lule lule” me reperin Lumi B.