Këngëtarja

Dafina Zeqiri nis xhirimet e klipit të ri

Këngëtarja Dafina Zeqiri ishte pa diskutim një nga këngëtaret më të suksesshme të verës 2018.

Hiti “Kalon”, të cilin këngëtarja e solli së bashku me reperin Lumi B u pëlqye shumë nga publiku, duke marrë miliona klikime në YouTube.

Kënga ka përfunduar së incizuari, teksa këto ditë kanë nisur edhe xhirimet e klipit.

Dafina publikoi në InstaStory disa imazhe nga xhirimet, ku shfaqej si gjithmonë mjaft atraktive dhe me stil.

Paraqitja e saj edhe në këtë klip do të jetë mjaft luksoze, pasi e njëjta shfaqet hipur mbi një veturë të tipit ‘Ferrari’.

Këngëtarja nuk ka preferuar të bëjë të ditur datën kur do të publikohet klipi, megjithatë pritet sërish që të jetë diçka e re dhe e veçantë për fansat nga Dafina. /Telegrafi/