Dafina Zeqiri në gjendje jo të mirë shëndetsore, tregon nga çka po vuan

Këngëtarja Dafina Zeqiri i është nënshtruar një operacioni në gju një vit më parë, për shkak të një dëmtimi në ligamente.

Por me sa duket këngëtarja na nisur të ketë përsëri probleme me gjurin e saj të djathë, duke shqetësuar fansat me postimet e fundit.

Ajo lajmëroi asokohe përmes rrjeteve sociale se ka kryer operacionin ALC që njihet si rindërtimi i ligamentit kryq të përparmë.

Dafina publikoi në Instastory një foto të gjurit të saj, të mbështjellur me një fasho ku shkruan: “Rikthehemi përsëri”- duke treguar se ka dhimbje përsëri.

Në një tjetër story të publikuar, ajo tregoi se po merr edhe kujdesin e duhur në shoqërinë e familjarëve të saj.

Së fundi këngëtarja ka festuar 33-vjetorin e saj gjatë fundjavës. Këngëtarja është surprizuar nga partneri i saj DJ Geek me një festë private në Londër, në një nga restaurantet më të njohura ku dhe nuk i kanë kursyer pozat nga darka intime.

Dafina dhe DJ Geek, prej vitesh po jetojnë një lidhje të konsoliduar teksa janë gjithashtu edhe bashkëpunëtorë të mirë në muzikë. /SHQIP.com