Dafina Zeqiri mahnit me stilin unik në setin e ri fotografik

Ajo tashmë cilësohet si një nga këngëtaret më të talentuara në treg e po ashtu edhe më joshëse.

Bëhet fjalë për Dafina Zeqirin, e cila prej shumë vitesh ka rrëmbyer vëmendje me stilin unik dhe me interpretimin e saj.

Bukuroshja, e cila ndiqet nga mbi një milion fansa në Instagram, së fundmi solli një set të ri fotografik.

Dafina Zeqiri (Foto: Instagram)

Në fotosesionin e radhës, Dafina shfaqet e veshur me një fustan të veçantë të shkurtër, i cili ia vë më në pah linjat atraktive.

Komplimentet ndërkaq nuk munguan as nga miqtë dhe ndjekësit që mban në këtë rrjet të popullarizuar, duke e konsideruar si një ‘divë shqiptare’.

Sipas një raporti, Dafina është zgjedhur ‘Personazhi i Vitit 2020’ në kategorinë e femrave, duke qenë se solli një sërë projektesh të admiruara nga publiku.

Ajo gjithashtu është duke punuar në një tjetër këngë në bashkëpunim me artistin Ylli Limani.