Dafina Zeqiri mahnit me stilin e veçantë në një nga koncertet e fundit në Zvicër

Është mbajtur së fundmi njëri nga festivalet më të njohura në Evropë, “Alba Festival”.

Në këtë performuan një sërë yjesh nga Kosova e Shqipëria, në mesin e tyre edhe artistja Dafina Zeqiri.

Kjo e fundit ka rrëmbyer vëmendje të madhe me performancën e po ashtu edhe me stilin e veçantë të dukjes e veshjes.

Foto: Screenshot/Instagram

Teksa performoi një sërë hitesh, këngëtarja ka befasuar me paraqitjen e veçantë.

Kjo ka bërë që të komplimentohet në masë të madhe, e po ashtu të përflitet për çdo detaj.

Foto: Screenshot/Instagram

33-vjeçarja ndërkaq këtë periudhë po vazhdon të jetë një emër shumë i pëlqyer në estradë.

Krahas projekteve, siç edhe mund ta shihni është shumë e angazhuar edhe me koncerte.