Këngëtarja, Dafina Zeqiri është infektuar me koronavirus.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Dafina përmes një postimi në story-n e Instagram në profilin e saj.
“Covid nuk dëshiron të bëjë selfie, por shko në djall Covid”, ka shkruar Dafina, duke ia bashkangjitur një selfie.

Nuk dihet nëse Dafina është karantinuar bashkë me të dashurin e saj, DJ Geek, pasi sot ka postuar foto bashkë me të brenda ambienteve shtëpiake.








