Dafina Zeqiri është ndër emrat më të suksesshëm të estradës shqiptare.
Dafina Zeqiri është shumë aktive në rrjete sociale, vetëm në Instagram ajo llogaritë mbi 1 milion ndjekës, shkruan lajmi.net.
Këngëtarja ka befasuar të gjithë me postimin e fundit që ka bërë në InstaStory, ku i kërkon martesë aktorit të njohur.
Bëhet fjalë për Michael B. Jordan, i cili kishte shikuar një nga storiet e fundit që këngëtarja ka publikuar në Instagram.
“A martohesh me mua Michael B. Jordan”, ka shkruar ajo mbi fotografi.
Për ndryshe, projekti i fundit nga Dafina është “A don Love?”, në duet me reperin nga Shqipëria, Noizy.








