Dafina Zeqiri hap arkivat, bëhet nostalgjike për qytetin e New York-ut

Dafina Zeqiri publikon foto nga New York-u.Dafina Zeqiri ka ndarë disa imazhe nga koha kur po qëndronte në New York.

Është një ndër artistet më të komentuara në showbiz si dhe një ndër këngëtaret më të veçanta shqiptare.

Gjithmonë në qendër të vëmendjes për çdo lëvizje që bën, ajo sjell risi për fansat e saj thuajse çdo ditë, ndërsa kësaj radhe ajo ka vendosur të postoj disa fotografi të bukura në bardh e zi.

Këto imazhe janë shkrepur gjatë qëndrimit të saj në New York, ku ajo qëndroi për rreth dy vite, në këto foitografi Dafina shfaqet mjaft e bukur dhe me shumë stil si gjithmonë.

Vlen të përmendet se Dafina së fundmi po shijon suksesin e këngës “Zili zili”, me të cilën bëri bujë të madhe pas ftohjes së raporteve me kolegen e saj, reperen e njohur Tayna.