VIDEO

Dafina Zeqiri dhe Mozzik po vijnë me një bashkëpunim të ri

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri po vazhdon të jetë aktive në muzikë edhe pas përfundimit të një sezoni veror tejet të angazhuar.

Me shumë koncerte e mbrëmje muzikore, Dafina përmbylli një verën 2023 me suksese të jashtëzakonshme.

Krahas kësaj, autorja e “Kaje” solli edhe disa projekte muzikore, shumica prej të cilave erdhën në bashkëpunim me emrat më të njohur të estradës shqiptare.

Foto: Screenshot/TikTok

Por, puna për Dafinën nuk përfundoi aty, pak ditë më parë ajo lansoi bashkëpunimin e ri me Klajdi Harunin dhe Brunon.

Megjithatë, këngëtarja ka lënë të kuptohet se mund të jetë duke punuar për një duet të ri, kësaj here me reperin Mozzik.

Këto dyshime erdhën pasi në një postim në llogarinë e saj në TikTok, Dafina shihet përkrah Mozzikut.

Foto: Screenshot/TikTok

Ndonëse dyshja nuk kanë zbuluar asnjë detaj, fansat e tyre reaguan në komente duke shprehur dëshirën e tyre për një këngën mes Dafinës dhe Mozzikut.

Mbetet të shihet se çfarë janë duke përgatitur artistët që numërojnë projekt të shumta të suksesshme dhe edhe një mes tyre padyshim do të ishte i tillë.

@dafinapipinazeqiri

😶‍🌫️😶‍🌫️😶‍🌫️😶‍🌫️😶‍🌫️

♬ original sound – youngjjenny9