Dafina Zeqiri dhe Cricket publikojnë këngën “Një herë në jetë”

Dafina Zeqiri ka publikuar këngën e saj të re.

Dafina Zeqiri sapo ka lansuar projektin muzikor me titull “Një herë në jetë”, të cilin e sjell në bashkëpunim me Cricket.

Për tekstin dhe muzikën e kësaj kënge u kujdes Endrit Mumajesi (MUMA), muzikën e punoi Cricket, kurse për videoklipin është kujdesur Entermedia.

Edhe kësja radhe, këngëtarja erdhi unike në videoklip, me një palë paruke të gjata dhe fustan vjollcë.

Dafina ashtu sikurse gjithë të tjerët, gjatë kësaj periudhe po qëndron e mbyllur në shtëpi, në mënyrë që të mos rrezikohet nga koronavirusi.

Më poshtë mund ta ndiqni projektin e ri muzikor nga Dafina dhe Cricket me titull “Një herë në jetë”.