Dafina zbuloi se Dj Geek është romantik, i përgatiti ushqimin e shijshëm

Dafina Zeqiri ka publikuar një moment intim me Dj Geek.

Çifti i njohur janë ribashkuar pas një ndarje të shkurtër dhe duken mjaft të lumtur me njëri-tjetrin.

Së fundmi ishte këngëtarja ajo që solli çaste intime të të tyre por nuk ishte ajo që prisnim.

Dafina ka publikuar ushqimin që Dj Geek i përgatiti asaj teksa ata po kalonin kohë së bashku.

“Një Dj që mund të përgatis ushqim”, shkroi këngëtarja e njohur duke qenë falënderuese.