Dafina nuk ushqehet mirë? Këngëtarja tregon sa shumë kujdeset për trupin e saj

Dafina Zeqiri po jeton momentet më të bukura me nënën dhe motrën e saj në Maldives.

Të treja kanë zgjedhur ishullin e njohur për të kaluar disa ditë pushimi së bashku, të cilat duket se po i shijojnë vërtetë shumë.

Dafina ka publikuar në rrjete sociale foto dhe video të ndryshme, përmes së cilave ka treguar se këto ditë po i jeton plotësisht.

Këngëtarja ka publikuar në ‘Instagram’ edhe disa foto me bikini dhe ndjekësit i kanë vënë në pah linjat e saj trupore.

Sipas tyre Dafina ka bel shumë të hollë dhe është më e dobët seç duhet.

Por këngëtarja ka treguar se kjo nuk do të thotë se nuk ushqehet shëndetshëm, madje ajo ka treguar se është shumë e kujdesshme për trupin.

Dafina ka publikuar në ‘Instagram’ foto të një pjate ushqimi dhe përkrah saj ka shkruar:

“Për ata që mendojnë se vuaj urie. Unë ha! Ha 4 herë në ditë dhe stërvitem! Paqe!”.