Dafina nuk e ka ndërmend të ndalet: Vazhdon ta thumbon Taynën

Prej pak ditësh ka bërë xhiron e rrjetit lajmi se Dafina Zeqiri dhe Tayna kanë prishur marrëdhëniet mes tyre.

Në rrjete sociale nuk kanë munguar thumbat e shumtë e diss-et që i kanë dhënë fund njëherë e mirë shoqërisë së tyre.

Madje, së fundmi Dafina tërhoqi vëmendjen me veprimin e saj të fundit, duke ngrohur raportet me “kundërshtaren” e Taynës, Melinda Ademin.

Reperja jo vetëm që nisi ta ndiqte në Instagram, por edhe i komentoi kësaj të fundit ndërsa fotoja bëri xhiron e rrjetit.

Mirëpo duket se Dafina s’ka ndërmend ta lërë me kaq!

Pas Melindës, ajo ka nisur të ndjekë në Instagram një tjetër “kundërshtare” të Taynës, reperen Rina Balaj.

Nuk e dimë ende ç’po kurdis Dafina, mirëpo duket se po zbaton siç duhet shprehjen “Armiku i armikut tim është miku im.”

Ende nuk kemi asnjë reagim nga Tayna pas veprimeve të fundit të Dafinës!