Dafina e zbulon vetë, kjo është ndërhyrja e radhës që ka bërë në fytyrë

Dafin Zeqiri ia ka hequr edhe një ‘dert’ vetes me ndërhyrjen e radhës në fytyrën e saj.

Këngaëtarja me anë të një postimi në Instagram ka zbuluar se ka bërë edhe një ndërhyrje kirurgjike në fytyrë.

Me këtë ndërhyrje Dafina ka eliminuar mundësinë që t’i krijohen rrathë të zinj përreth syve, shkruan Gazeta Express.

Dafina, e cila tanimë duket më ndryshe asnjëherë, ka falënderuar mjeken estetike e cila ia ka hequr këtë ‘dert’ dhe tashmë këngëtarja nuk do të brengoset për dukjen e saj kur të jetë e lodhur ose pa gjum.

Fytyra e Dafinës në këto fotografi duket si e një kukulle plastike pa asnjë vijë dhe shkëlqen e tëra./Gazeta Express/