Dafina Dautin po e dëgjojnë edhe në Afrikë!

Dje e lansoi potpurinë e re me Shqipri Kelmendin.

E kjo potpuri e Dafina Dautit dhe e këngëtarit përpos që pëlqehet nga shqiptarët, u dëgjua edhe në një kontinent tjetër, shkruan Ballkani.info.

Ka qenë Dafina ajo e cila ka hedhur një video në Instastory ku shihet se si një afrikane po e dëgjonte këtë projekt të këngëtares.

Videoja e dërguar nga një fanse e saj mbante shkrimin “edhe në Afrikë po ju duan”.

Kujtojmë që përpos kësaj potpurie, Dafina për këtë fundvit ka sjellur edhe disa tjera të suksesshme./Ballkani.info/

https://youtu.be/sp_GQWDFc5s