Daçiq: Vuçiqin në Berlin e presin presione për Kosovën

Presidentin serb Aleksandar Vuçiq në Berlin e presin presione të jashtëzakonshme lidhur me Kosovën dhe prandaj takimet që do të mbahen në Pekin me presidentët e Rusisë dhe Kinës, Vladimir Putin dhe Xi Jinping janë shumë të rëndësishme.

Kështu tha sot ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq.

“Nuk ka presion për të sjellë një kornizë në Berlin mbi përmbajtjen e marrëveshjes me Prishtinën, por sigurisht do të ketë një kulm të presionit mbi Serbinë për të vazhduar dialogun, nëse Prishtina do të heqë taksën apo jo”, tha Daçiq

Samiti i Ballkanit Perëndimor që mbahet më 29 prill do të mbledh në Berlin presidentin dhe kryeministrin, Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj, presidentin dhe kryeministren e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe Ana Bërnabiq si dhe liderë të tjerë nga rajoni.