Daçiq vazhdon lobimin: Gjeorgjia nuk do ta njohë Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq sot ka shprehur kënaqësi për vendimin e Gjeorgjisë për të hapur zyrë diplomatike në Beograd si dhe për marrëdhëniet midis dy vendeve.

Në një takim me diplomatin gjeorgjian, Ilija Kaboidze, ai falënderoi ata për qëndrimin shtetëror për mosnjohje të Kosovës dhe mbështetjen e siç e quan Daçiq ‘integritetit territorial dhe sovranitetit të Serbisë’, shkruajnë mediat serbe.

Daçiq dhe Koboidze i cili është zyrtar i përkohshëm i zyrës së diplomacisë në Ambasadën e Gjeorgjisë në Greqi thanë se shtetet kanë lidhje miqësore tradicionalisht.

Sot Daçiqi ka pritur ambasadorin e Arabisë Saudite Hani bin Abdulah al-Mominh dhe takimi vuri në dukje se ka interes të përbashkët për përmirësimin e marrëdhënieve bilaterale dhe intensifikimin e dialogut politik midis dy vendeve e gjithashtu në aspektin ekonomik.

Ambasadori Mominah falënderoi Daçiqin për pritjen dhe përcolli përshëndetjet e ministrit të jashtëm të Arabisë Saudie, Ibrahim al-Assaf.

Ai tha se Arabia Saudite është e gatshme të bashkëpunoj me Serbinë në të gjitha fushat, veçanërisht në fushën e bujqësisë, turizmit, rinisë e sportit.