Daçiq thyen vetëm pas disa orësh premtimin që ia dhanë SHBA-së, Osmani: Kjo është fytyra e vërtetë e Serbisë
Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi sot ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka falënderuar sot Algjerinë për pozicionin kundër pavarësisë së Kosovës.
Osmani thotë se kjo është fytyra e vërtetë e Serbisë që të hënën i premtojnë SHBA’së që do të ndalin fushatën kundër Kosovës, ndërsa të martën e rifillojnë kampanjën kundër Kosovës.
“Sot, Daçiq falënderon Algjerinë për pozicionin kundër pavarësisë së Kosovës. Prit një minutë. A nuk janë pajtuar që ta ndalin këtë absurditet. Kjo është fytyra e vërtetë e Serbisë, miq: Të hënën, ata i premtojnë SHBA’së që të ndalin kampanjën. Të martën, ata e rifillojnë atë”, ka shkruar Osmani në llogarinë e saj në twitter.
Today: Dacic thanks Algeria for being against Kosovo’s independence!
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniMP) June 16, 2020
Wait a minute. Haven’t they agreed to stop this nonsense.
This is the true face if Serbia, friends: on Monday, they promise the U.S. to stop the campaign. On Tuesday, they resume it. https://t.co/hkZLsk71Q1
Pajtimin e Serbisë për të ndalë fushatën kundër Kosovës e ka konfirmuar dje emisari i SHBA’së për dialogun, Richard Grenell, kur ka dhënë njoftimin për takimin e 27 qershorit që do të mbahet në Shtëpinë e Bardhë në Washington.
Grenell ka thënë se Serbia është pajtuar që të mos lobojë kundër pavarësisë së Kosovës, derisa Prishtina zyrtare janë pajtuar që të ndalin lobimin për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.
If either side is unsatisfied with the June 27 discussions then they will go back to the status quo after they leave Washington.
— Richard Grenell (@RichardGrenell) June 15, 2020
As we have consistently said, we must first make progress on growing the economies. This is the focus. I look forward to these discussions. (2/2) https://t.co/r5QLDuC1XI