Shefi i diplomacisë kosovare, Behgjet Pacolli dhe ai i Serbisë, Ivica Daçiq e kanë vazhduar sot konfrontimin në Poznan të Polonisë, atje ku po mbahet Samiti për vendet e Ballkanin Perëndimor dhe BE-së, ku Daçiq akuzoi Pacolli për mos respektimin e Serbisë dhe dialogut.

Ai tha se Pacolli po vepron si Trump kundër fqinjëve.

Pacolli ka reaguar ndaj Daçiqit për inskenimin e krizës së rreme humanitare në veri të Kosovës, duke theksuar se Serbia më sjelljen e saj po rrezikon rajonin dhe kërcënon që dialogu të dështojë.

“Po tentoni ta mashtroni botën duke inskenuar kriza të rreme dhe duke i kërcënuar qytetarët serbë të Kosovës. Mirëpo, ju them se ata do të kenë përkujdesjen e institucioneve të Republikës së Kosovës”, ka thënë Pacolli.

Tutje Daçiq ka reaguar edhe për marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë të nënshkruar dy ditë më parë ndërmjet Pacollit dhe Gent Cakajt në Tiranë. Mirëpo, Pacolli ka thënë se ky është model tashmë i njohur i bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, njëjtë siç e kanë shtetet skandinave ose ato të Beneluksit.

“Kjo do të thotë bashkëpunim rajonal, për të cilin angazhohemi të gjithë në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Pacolli.

Takimi po vazhdon në Poznan ku po flitet edhe per liberalizimin e vizave për Kosovën. Daçië tha se Serbia nuk është kundër liberalizimit të vizave për Kosovën. /Ballkani.info/

loading…