“Nëse dikush nuk i bën presion Prishtinës, nuk do të ketë as dialog, e as zgjidhje”, ka thënë shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq.

“E dini, kur është nënshkruar Marrëveshja e Dejtonit nëse dikush nuk do t’i bënte presion Alija Izetbegoviqit…?”, thotë Daçiq me rastin e raportimeve se zgjidhja për Kosovën do të gjendet këtë vit.

Në pyetjen se a pret që megjithatë do të arrihet ndonjë marrëveshje, Daçiq ka thënë se është i sigurt se kjo nuk do të ndodh, përveç nëse “dikush nuk i bën presion Prishtinës”, transmeton Ballkani.info.

“Ajo që mendoj se është gjë e mirë ka të bëjë me faktin se tash mund të shihet se si është gjendja reale dhe kush paraqet problem këtu. Por, as këtu nuk duhet pritur që disa vende tash ta ndryshojnë politikën që e kanë pasur ndaj kësaj hapësire territoriale. Ky është i ashtuquajturi shtet dhe njerëz të ndryshëm që gjenden në funksione të caktuara, vepojnë ndryshe”, ka thënë ai dhe ka shtuar se kreu i ri i administratës amerikane, në krye me presidentin Donald Trump, ka vullnet që kjo çëshjte të zgjidhet.

“Ndonjë president i më parshëm do t’i shkruante letër Vuçiqit në të cilën do t’i thoshte se duhet ta pranojë pavarësinë e Kosovës dhe ta zgjidh problemin. Por Trump ka shkruar se duhet të arrihet deri tek marrëveshja e cila është në interes të serbëve dhe shqiptarëve, dhe ky është ndryshim i madh”, ka thënë Daçiq.

Në pyetjen se në çfarë mbështetje atëherë llogaritë Kosova kur vazhdon në mënyrë të fuqishme që mos ta tërheqë taksën ndaj mallrave serbe, Daçiq ka thënë se “ata llogarisin në mentorët perëndimorë”.

“Kam lexuar se Veseli dhe Limaj thonë se Thaçi do të jetë shtesë në ekipin e ri negociator të Prishtinës. Ku jetojnë ata, a janë të vetëdijeshëm se shefi i atij ekipi negociator (Fatmir Limaj) mundet vetëm pak të largohet nga Brukseli deri në Hagë, ku së shpejti edhe do të përfundojë? Pra, më kë do të bisedojnë ata. Unë nuk i kuptoj se a janë të vetëdijeshëm ata se mund të shkojnë vetëm në përcjellje të Thaçit, sepse formati është që presidenti Vuçiq dhe zoti Thaçi te takohen me Federica Mogherinin”, ka thënë Daçiq. /Ballkani.info/