Daçiq thotë se ka zbuluar planin e Macronit për çështjen e Kosovës dhe Serbisë

Kryediplomati i Serbisë, Ivica Daçiq i cili po vazhdon me fushatën e tij duke korruptuar me para vendet afrikane që të tërheqin njohjet e pavarësisë së Kosovës, tani ka zbuluar porosinë e marrë nga presidenti francez, Emmanuel Macron në lidhje me çështjen e Kosovës.

Dacic tha se Macron i ka thënë atij në New York se do të përfshihet në mënyrë aktive në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës pas zgjedhjeve parlamentare në Kosovë.

“Macron më ka thënë që t’ia përcjelli mesazhin presidentit Aleksandar Vuçiq se do të bëjë të gjitha që i ka premtuar gjatë vizitës në Beograd dhe se vetëm është duke pritur përfundimin e zgjedhjeve në Kosovë dhe në mënyrë aktive të përfshihet në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës”, deklaroi Daçiq.

Po ashtu Daçiq është rikthyer mbrapa tek vizita e Macronit në Serbi duke thënë se atij i ka pëlqyer dhe i ka lënë përshtypje mikpritja nga serbët.

loading…