Daçiq – Thaçit: Nëse rezultati i bisedimeve është “njohje ose asgjë”, atëherë “asgjë”

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq tha sot se Beogradi dëshiron një dialog me Prishtinën me një rezultat që do të garantonte paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm.

Ai iu është përgjigjur deklaratës së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili tha dëshiron dialog, por, që rezultati do të ishte njohja e Kosovës ose asgjë.

Sipas Daciq, në rast se Serbia duhet që të vendos për njohjen e Kosovës, apo për “asgjë”, atëherë ata të do preferojnë këtë të fundit.

“Nëse është një njohje ose asgjë, atëherë asgjë. Le të jemi plotësisht të hapur,” iu tha Daçiq gazetarëve në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë, raporton Tanjug.