Formati i ri

Daçiq: Të përfshihet SHBA-ja e jo edhe Rusia rreth Kosovës, s’ka gjasa

Nuk ka kurrfarë propozimi e as vendimi zyrtar për ndryshimin e formatit të negociatave ndërmjet Serbisë e Kosovës, ka deklaruar ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiq.

„Nga njohja e Koosvës nuk ka asgjë dhe kjo nuk është në koncept “, ka thënë për tv pink shefi i diplomacisë serbe.

Ai ka shtuar se Kosova dëshiron ta inkuadrojë SHBA-në në dialog dhe ta ndryshojë formatin sepse, sipas politikanëve kosovarë shefja e diplomacisë evropiane Federica Mogherini ua mban anën serbëve.

„As që na bie ndër mend që të përfshihet SHBA-ja e të mos përfshihet Rusia” ka thënë Daçiqi duke shtuar se Moska qartë e ka shprehur dëshirën që të përfshihet në dialog.

„Tash dialogu është në pat pozicion në të cilin vështirë mund të bëhet ndonjë lëvizjen nëse nuk suspendohen aktet e njëanshme të Prishtinës”. ka theksuar Daçiq.

Ka thënë se Serbia nuk do të pushojë së lobuari nëpër gjithë botën për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Sipas tij, deri më tash 12 vende e kanë tërhequr njohjen e Kosovës, ndërsa ashprehu bindjen se Kosovën nuk e kanë njohur 91 shtete dhe u kërcënua se do ta vazhdojë lobimin për çnjoheje.