Ministri

Daçiq takohet me Pompeon në Brazil, flasin për dialogun Kosovë – Serbi

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, po qëndron në Brazil me rastin e inaugurimit të presidentit të ri të këtij shteti, Jair Bolsonaro.

Atje ai është takuar edhe me sekretarin e Shtetit, Mike Pompeon, me të cilin kanë biseduar edhe rreth çështjes së dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Siç raporton Tanjug, ata kanë pasur një takim të shkurtër, ku Daçiq e ka njoftuar atë me situatën në mes dy shteteve.

Pas këtij takimi, thuhet se Daçiq e ka ftuar Mike Pompeon ta vizitojë Serbinë.

Ndryshe, ditë më parë, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka dërguar letra në adresë të Vuçiqit e Thaçit, në të cilën ka shprehur gatishmërinë e shtetit të tij për përfshirje në dialogun ndërmjet dy shteteve dhe nënshkrimin e një marrëveshjeje historike në Shtëpinë e Bardhë në Washington.