Daçiq për Kosovën

Daçiq: Shumë “mjekë politikë” mendojnë ta njohin Kosovën

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq tha se shumë “mjekë politikë” që këshillojnë Serbinë të kthehet ka e ardhmja në fakt vetëm mendojnë “ta njohin Kosovën” .

Këto komente ai i bëri në panelin “Sfidat e Sigurisë në Ballkan” në Timishoara, ku ai dhe Ministri i Jashtëm i Rumanisë Teodor Meleşkan ndanë përvojat e tyre për sfidat aktuale dhe shkaqet e tyre në rajon.

“Ky formulim përdoret nga mjekët politikë kur bëhet fjalë për Kosovën, ’kthehuni nga e ardhmja, lëreni Kosovën’. Epo, iu thoni këtyre njerëzve në Prishtinë, kthehuni në të ardhmen, jeni autonomi në Serbi”, tha ai, transmeton ballkani.info.