Daçiq shpërfill vërejtjet e amerikanvëve, thotë se Lesoto e ka tërhequr njohjen e Kosovës

Një shtet i Afrikës Jugore, Lesoto, që kishte njohur pavarësinë e Kosovës më 2014, po pretendohet se e ka anuluar këtë vendim. Këtë po e bënë Kryediplomati serb Ivica Daçiq i cili ka takuar kryeministrin e këtij shteti. Përkundër kërkesave të Amerikës e cila sipas Daçiq, i ka kërkuar që të mos lobojë kundër Kosovës, Daçiq po vazhdon ta bëjë këtë.

Gjashtë ditë para përvjetorit të gjashtë të pavarësisë së Kosovës, më 2014, atëherë kryeministri I Kosovës Hahsim Thaci kishte shpallur se Lesoto, një shtet i Afrikës Jugore ka njohur pavarësinë e Kosovës duke u bërë shteti I 106 me radhë që e bënë këtë.

“Sapo u informuam se Mbretëria e Lesotho, në Afrikën Jugore, ka njohur Kosovën. U bënë 106 shtete që njohën Republikën tonë të pavarur dhe sovrane. Dhuratë e bukur në javën kur festohet ditëlindja e 6 e shtetit”, kishte shkruar Kryeministri Thaçi.

Por, të martën, mediat në Serbi duke u thirrur në takimin e Daçiq me homologun e tij të Lesotos, kanë njoftuar se ky shtet ka tërhequr njohjen.

Qeveria e Mbretërisë së Lesotos ka rishikuar qëndrimin e saj politik, njofton Tanjug duke theksuar se e ka parë notën verbale të këtij shteti.

“Ministria ka nderin të njoftojë se Qeveria e Mbretërisë së Lesotos  konsideron se kontributi I saj I vetëm për zgjidhjen e statusit të ardhshëm të Kosovës duhet të jetë mbështetja ndaj dialogut Beograd –Prishtinë dhe jo definimi I statusit para se të përfundojë dialogu. Duke u bazuar në këtë cështja e shtetësisë së Kosovës është e parakohshme. Qeveria e Lesotos nuk është deklaruar rreth asaj cështjeje e as nuk do ta bëjë këtë derisa të mos përfundojë dialogu. Kur palët të arrijnë marrëveshje, Qeveria e Mbretërisë së Lesotos do ta mbështes fuqishëm” thuhet në notën verbale që mediat serbe e kanë publikuar,

Madje aty theksohet se pavarësia e Kosovës është shpallur njëanshëm në kundërshtim me aktin final të Helsinkit.

Daçiq ndërkaq ditë më parë ka bërë me dije se amerikanët I kanë kërkuar që të mos lobojë kundër Kosovës.