Daçiq shkakton skandal diplomatik, përzihet në politikën e brendshme të SHBA-ve

Michael Carpenter vlerëson se paralajmërimi i Ivica Daçiqit, ministër i Punëve të Jashtme të Serbisë, se do ta organizojë diasporën serbe se si në zgjedhjet presidenciale ta mbështesin Donald Trumpin, është shenjë se dëshiron të përzihet në politikën e brendshme.

“Ministri serb i Punëve të Jashtme planifikon që të përzihet në politikën e brendshme amerikane duke i organizuar serbo-amerikanët që ta mbështesin Trumpin 2020”, ka theksuar ish këshilltari i ish nënpresidentit amerikan, Joseph Biden, i cili aktualisht është kandidat në përzgjedhjen e Partisë Demokratike për president të Amerikës, transmeton Ballkani.info.

Këto deklarata Carpenter i ka bërë në Twitter duke e shpërndarë edhe deklaratën e Daçiqit.

Karpenter ka shtuar se mendon se Daçiq po bën gabim të madh, ndërsa kur bëhet fjalë për mbështetjen amerikane të rrugës evropiane të Serbisë, sipas Carpenterit, duhet të jetë rezultat i marrëveshjes së dy partive më të mëdha në SHBA.

Daçiq ka deklaruar mbrëmë se që do t’i organizojë serbët që jetojnë në Amerikë që në zgjedhjet presidenciale atje ta formalizojnë mbështetjen për Trumpin.

“Nëse e bëjmë këtë në mënyrë të mençur, nëse i bashkojmë votat, të cilat nuk janë pak, do të krijonim pozicion më të mirë në administratën e re”, ka thënë Daçiq dhe ka theksuar se në Amerikë jetojnë 650 mijë serbë. /Ballkani.info/

loading…